Flash

Nuk ka bir kurve që ta besojë Gjushin

Lapsi.al 26 October 2018
Nuk ka bir kurve që ta besojë Gjushin
Të enjten në Opinion, Vangjush Dako u përpoq të luajë rolin e shejtan budallait. Kur e pyesnin se si kishte mundësi që ishte përgjuar duke folur me trafikantë, ai përgjigjej se bisedonte me çdo zgjedhës. Kur e pyesnin se a e dinte që bashkëbiseduesit kishin precedentë penalë, ai ia kthente se qenë rehabilituar. Kur e pyesnin se pse i kishte falenderuar pas 25 qershorit, ai bënte naivin duke thënë se i është mirënjohës çdo votuesi. Por me këtë sjellje prej sharlatani- babaxhan, ai nuk fshihte dot disa fakte të thjeshta. Thelbi i tre përgjimeve që u publikuan mbrëmë (thuhet se në dosje janë mbi 20 të tilla) nuk qëndron fare në faktin se ai takohet me zgjedhës të rëndomtë. Aty flitet për marrëdhënie me një bandë kriminale, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, e cila është përdorur për të grabitur zgjedhjet e 25 qershorit në Durrës. Lexo më tej: Të paekspozuarit zbardh përgjimet origjinale/ Ja ç’bisedonte Dako me bandën e Avdulajve Aty flitet për blerje votash, për falenderime pasi akti ka përfunduar, madje, më keq akoma, ka edhe përgjime ku pjestarë të supozuar të bandës, i kërkojnë kryebashkiakut t'i heqë qafe forcat speciale të policisë. Pra, ndryshe nga sa pretendonte mbrëmë në Opinion, njeriu që vërtetoi edhe njëherë se e keqja mbetet gjithnjë banale, aty nuk bëhej fjalë as për takime të rastësishme, as për një raport normal me zgjedhësit. Lexo më tej: Mënyra se si vendosi të mbrohet Vangjush Dako nuk ka bindur askënd që ka një fije mend në kokë. Historia e kësaj afere që opozita e ka denoncuar këtu e dy vite më parë, bëhet edhe më e qartë nëse ajo shikohet në dinamikën e saj. Sepse Vangjush Dako do ta kishte më të lehtë të ngrinte sot një alibi, nëse kartela e lidhjeve të tij me krimin do të qe e virgjër. Por ai është njëkohësisht politikani i denoncuar më parë se i firmosi letër gjykatës, për të shpëtuar nga burgu Lul Berishën. Ai është po ashtu në listën e zëzë të SHBA, si një nga njerëzit që i është refuzuar viza për të udhëtuar drejt këtij vendi. Pra Vangjush Dakon nuk e ndihmon dot as  e shkuara dhe as piruetat që bënë shefat e tij për të manipuluar dosjen që ka në duar prokuroria. Po ta qëmtosh me kujdes këtë dosje, e cila për hir të së vërtetës ka filluar të minohet përpara se Arta Marku të merrte detyrën, do të vërehet lehtësisht se ka pasur një numër lëvizjesh të panumërta prokurorësh, vetëm për të dalë në përfundimin që jemi sot: që përgjimet ku figuron Dako të arkivohen dhe ato të bandës të Avdylajve të çohen në gjykatë. Por edhe kjo manovër, që mund ta shpëtojë kryebashkiakun e Durrësit nga hetimi dhe prangat, është në vazhdën e shkatërrimit të imazhit të tij publik. Sot askush nuk mund të ketë më dyshime, se ky personazh, për të cilin janë manipuluar investigimet e prokurorëve, që ka një të shkuar të errët dhe që rezulton në përgjime si mik i banditëve me të cilët vjedh vota, mund të jetë më i besueshëm. Prandaj, ai u rrek kot t'i banalizonte mbrëmë në Opinion lidhjet e tij kriminale si takime të thjeshta me zgjedhësit. Pavarësisht se bërtiste se nuk kishte bir kurrve që t'ia kalonte për numër takimesh me votuesit, të gjithë e morën vesh si qëndron e vërteta. Dalja në TV nuk e ndihmoi, për e rrënoi Dakon. Sepse përveçse konfirmoi lidhjet e tij kriminale, ajo tregoi se ai është krejtësisht i pavetëdijshëm për të kuptuar peshën e asaj që ka ndodhur. ©Lapsi.al

“Të Paekspozuarit” akuzon Tv Klan: “Manipuloi përgjimin në favor të Vangjush Dakos”

Të këshilluara

Kush e detyroi Ramën të "godiste" bandat?

Arrestimet e fundit kanë bërë kaq shumë bujë jo pse janë kapur disa kriminelë, por se në këto arrestime rezultojnë të implikuar njerëz të rëndësishëm të partisë...

14:47

Shteti si peng i skandaleve të Rilindjes

E përfshirë në një spirale skandalesh që duket sikur s’ka fund, organizata e Rilindjes ka nisur një fushatë të ethshme për të mos u ballafaqur me to dhe për të ...

18:17

Kosova dhe rosat e Robert Cooperit

Si u bë që njeriu i cili hartoi marrëveshjen e prillit 2013 dhe e shpalli atë të jetë arritje historike, tani thotë se situata mes Kosovës dhe Serbisë nuk funks...

16:40

Pro Ramës, kundër shpifjes

I kapur në hall nga skandalet që po i shpërthejnë njëri pas tjetrit, i gjendur në vështirësi, pasi makineria e vet e propagandës, nuk po i bën dot ballë krimina...

17:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI